10:00 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aksident me lëndime të rënda në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prizren mes  një automjeti me tabela vendore dhe një motoçiklete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.

Pasagjeri pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse drejtuesi i motoçikletës si pasojë e lëndimeve të rënda (frakturë të krahut dhe brinjëve) është dërguar për tretman të mëtejme mjekësor në QKUK.

Me vendimin e prokurorit vozitësi i dyshuar lirohet./Indeksonline/