12:45 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / OSH

Aksident trafiku mes 5 automjeteve në Prishtinë, dy persona të lënduar

Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të pesë automjeteve.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin.