15:52 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”, në hyrje të Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Policia e trafikut ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

Pas pak kohe, automjeti i dëmtuar është larguar nga merimanga, ndërsa deri tani zyrtarët policor nuk kanë njoftuar nëse ka persona të lënduar në aksident apo jo./IndeksOnline/