17:41 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Bernicë, vetura humb drejtimin

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bernicë, raporton Indeksonline.

Në fotografitë e siguruara shihet se vetura e tipit ‘Audi’ ka humbur drejtimin dhe ka dal jashtë rrugës.

Brenda veturës nuk shihen pasagjerët apo vozitësi, ndërsa në vendin e ngjarjes janë pjestarët e Policisë së Kosovës./Indeksonline/.