23:49 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, përfshihen dy vetura dhe një kamion

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Fushë-Kosovë.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura dhe një kamion, ndërsa nuk dihet për persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës.

Nga 15 nëntori ka nisur edhe sezoni dimëror, ku Policia ka përsëritur nevojën që çdo vozitës të ketë pajisjet e nevojshme në veturën të cilën drejton./Indeksonline/