18:15 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në kryeqytet, autobusi përplaset në një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditën e së mërkurës në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Një autobus i trafikut urban është ndeshur me një veturë me targa lokale.

Dëmët materiale në aksident janë të konsiderueshme ndërsa nuk është bërë e ditur për ndonjë person të lënduar.

Vendit të aksidentit menjëherë i është përgjigjur policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes./Indeksonline/