23:31 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në kryeqytet, ndeshen dy automjete

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një kombi (taksi) dhe një veturë me targa lokale, raporton Indeksonline.

Dëshmitarët në vendin e aksidentit kanë treguar për Indeksonline se në aksident nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve të konsiderueshme materiale.

Në vendin e aksidentit menjëherë është paraqitur policia rrugore e cila është marrë me rastin./Indeksonline/