14:35 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

Aksident trafiku në Lupç, përplasen dy vetura, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupç.

Dy vetura janë përplasur, kur përveç dëmeve materiale, janë lënduar katër persona.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar foto nga vendi i aksidentit, ku shihet se janë krijuar kolona të gjata automjetesh.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin./IndeksOnline/