18:13 / E Enjte, 19 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Aksident trafiku në magjistralen Istog-Klinë, të përfshira tri vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur ditën e sotme në magjistralen Istog- Klinë.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se në këtë aksident ishin të përfshira tre vetura të cilat janë aksidenuar mes vete.

Akoma nuk është konfirmuar por shkaqet e aksidentit mund të jenë kushtet e rënda atmosferike me të cilat po përballet vendi jonë.

Nuk dihet ende për të lënduar ndërsa dëme materiale duket të ketë. /IndeksOnline/