23:42 / E Martë, 03 Gusht 2021 / OSH

Aksident trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një aksident trafiku në mes dy veturave ka ndodhur në orët e vona të së martës në fshatin kliqin të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve të para dyshohet se ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila po merret me rastin./IndeksOnline/