13:44 / E Premte, 10 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, përkatësisht afër shkollës “Mihal Grameno” .

Në këtë aksident ku janë të përfshirë një veturë dhe një motor, kanë mbetur të lënduar, pasagjerja e veturës dhe motorist.

Të dytë janë dërguar për trajtim mjekësor./Indeksonline/