18:21 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë Podujevë.

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, njëra e tipit ‘Kombi’ dhe tjetra  e atij ‘Passat’.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje në redaksi ku shihet se aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Besohet që nga ky aksident të ketë edhe persona të lënduar, sipas dëshmitarëve drejtuesi i njërës veturë ka pësuar lëndime. Megjithatë, ende nuk dihet se sa serioze janë lëndimet.

Njësitet përkatëse të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Më poshtë pamjet: