19:59 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Prizren

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet motoçikleta e rrëzuar në rrugë, afër qendrës tregtare “Abi Çarshija”.

Në vendin e aksidentit është shfaqur menjëherë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/