16:49 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / B H

Aksident trafiku në rrugën Podujevë-Merdare, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë-Merdare, ku për pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 15:30 në magjistralen Podujevë-Merdare, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar 3 persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnlinë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut rajonal.