18:33 / E Premte, 16 Prill 2021 / OSH

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, vozitësi humbi kontrollin dhe goditi një vetur të parkuar

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.

Indeksonline kontaktoi me Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në lidhje me këtë rast.

“Sot rreth orës 17:30 në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhë aksident trafiku, ku ngasësi një automjeti, për arsye akoma të panjohura ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të parkuar, duke shkaktuar më pas dëme materiale edhe në një lokal.”

“Si pasojë e këtij aksidenti ngasësi i automjetit , ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.”

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky  aksident”, u shprehë ajo./Indeksonline/