20:10 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku në Vushtrri, tre persona të lënduar

Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Liqej të Vushtrrisë.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë pësuar lëndime. Lajmin për Indeksonlin e ka konfirmuar Avni Zaiti.

“Një aksident trafiku me te lënduar është raportuar pasditen e sotme rreth orës 17:00, i ndodhur në një rruge lokale në fshatin Liqej te Vushtrrisë, të përfshira në aksident dy vetura civile,  ku si pasoje e aksidentit lëndime kane pësuar tre persona, te cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë.”, tha ai./Indeksonline/