14:24 / E Martë, 14 Maj 2019 / indeksADMonline

Aksident trafiku, njëra veturë përfundon jashtë rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në dalje të Prishtinës, saktësisht në Fushë Kosovë.

Në aksident janë përfshirë një veturë BMW dhe një tjetër e llojit Pikap.

Sipas informacioneve të dhëna për Indeksonline vetura Pikap ka dalë jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente, përderisa nuk dihet rreth të lënduarve./Indeksonline/