13:02 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Aksident trafiku rrugës për në Maqedoni, krijohen kolona të gjata [Video/Foto]

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën alternative që të dërgon për në Maqedoni.

Sipas një lexuesi të Indeksonline në këtë aksident janë të përfshira një kamion dhe një veturë.

Nuk dihet se a ka persona të lënduar përveçse dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Indeksonline.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar kolona të mëdha automjetesh me ç’rast ka bërë që rruga të bllokohet.

Njësiti i policisë rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me këtë rast./Indeksonline/