Aksidentalisht, vdes pjesëtari i FSK-së, ishte ushtar edhe i UÇK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Liman Musliu.
Musliu ndërroi jetë në një aksident tragjik, shkruan IndeksOnline.
Përkushtimin ndaj atdheut, Musliu e nisi që në moshë të hershme, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari u shpreh ngushëllime familjes, miqve, shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkëpunëtorëve në FSK, duke vlerësuar lartë kontributin dhe shërbimin e tij ndaj atdheut , me nder dhe dinjitet në të gjitha periudhat!” thuhet në njoftimin e FSK-së.