09:47 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Aksidentalisht zbulohen lëvizjet e ushtrisë amerikane, përmes aplikacionit të fitnesit!

Aplikacioni për stërvitje Strava ka zbuluar lëvizjen e ushtarëve amerikanë në bazat në Siri dhe Afganistan, për shkak të boshllëqeve të sigurisë.

“Strava përdor GPS dhe përcjell përdoruesit, të cilët zgjedhin ta përdorin këtë opsion. Bazuar në të dhënat e mbledhura, si dhe të dhënat nga rrathët e fitnesit si Fitbit dhe Jobown, krijohet një “hartë nxehtësie” e aktiviteteve të përdoruesit”, raporton BBC.

Aplikacioni kontrovers aktualisht ka rreth 27 milionë përdorues në mbarë botën dhe “harta e nxehtësisë” që u publikua në nëntor, tregon tendencat e shfrytëzuesve në periudhën nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017, në kohë jo reale.

Gabimet e sigurisë u vunë re së pari nga studenti 20-vjeçar australian, Nathan Russer, i cili postoi gjetjet e tij në Twitter. Në hartë, ka pasur rrugë rreth bazës amerikane në Siri, Jemen, Niger, Afganistan dhe vende të tjera. Gjithashtu u vu në dukje baza e Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe në ishujt Folkland.

Pentagoni ka  reaguar ndaj raportimeve duke thënë se po shqyrtonte nëse duhen marrë hapa shtesë lidhur me çështjen.

Temat: