15:09 / E Hënë, 30 Janar 2023 / B O

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Klinë, shoferit i gjindet një pushkë ajrore

Me datë 26 janar një aksident trafiku ka ndodhur në Klinë, ku treni i linjës Pejë-Prishtinë ka goditur një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, shoferi ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se rasti është hapur si “lëndim i lehtë trupor”.

Ndërkohë sa i përket lajmit që në makinë është gjetur një armë, Gashi ka thënë se ishte një pushkë ajrore dhe se bartja e saj nuk përbën vepër penale.

“Me datë 26 janar, treni ka goditur një veturë, e cila nuk ka respektuar distancën e duhur. Në makinë është gjetur një pushkë ajrore. I aksidentuar është intervistuar, ndërsa prokurori i rastit ka kërkuar raportin e veçantë dhe ka ra në përfundim që nuk ka elemente të veprës penale, pasiqë pushka ka qenë e kalibrit 4.5 dhe se mund të blihet vetëm me leternjoftim” deklaroi për IndeksOnline Fadil Gashi.

Rikujtojmë se në këtë vend janë të shpeshta aksidentet mes trenit dhe automjeteve.