10:55 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Aksidenti në Dollc të Klinës, vdes një 22 vjeçare

Një aksident trafiku në fshatin Dollc të Klinës ka përfunduar me fatalitet.

Sipas raportit të Policisë, si pasojë e aksidentit, dy ngasësit kanë pësuar lëndime ndërsa pasagjerja femër nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe e njëjta ka vdekur në QKUK.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në autopsi dhe me pas iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/