09:04 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksident në “Luan Haradinaj”,lëndohet ngasësi i motoçikletës

IndeksOnline, pak më parë ka njoftuar për një aksident në rrugën “Luan Haradinaj”, e i cili kishte shkaktuar kolona të gjata.

E Policia e Kosovës ka dhënë detaje për IndeksOnlinen, lidhur me këtë aksident, duke treguar se ai ka ndodhur midis një automjeti dhe motoçiklete.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës.

“Rreth orës 08:00, në udhëkryqin që lidh rrugët, “Luan Haradinaj” dhe “Ukshin Hoti”, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti  dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës. Atij i është ofruar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për IndeksOnline.