15:48 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidenti në Podujevë, njëra nga veturat e ndarë në dysh

Një person ka mbetur i vdekur pas aksidentit që e pësoi në fshatin Shtudim të Podujevës.

Ai dyshohet se është goditur nga vetura e cila me orë të tëra ka qenë duke garuar me një veturë tjetër.

Ekipi i Indeksonline sjellë fotografitë e këtij aksidentit, ku shihet njëra nga veturat e ndarë në dysh.

Dëshmitari që e ka parë aksidentin ka thënë se ka lajmëruar policinë për garën që ishte duke u zhvilluar, mirëpo sipas të cilit ata nuk kanë ndërmarrë asgjë.

“70 vjeçar ka qenë, në pension, ka qenë duke punuar në Gjermani”, tha për Indeksonline një nga dëshmitarët e rastit /Indeksonline/