20:23 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Aksidenti në Prishtinë, flasin nga Policia e Kosovës

Rreth orës 19:30 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në aksident është përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësore.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili tregon që këmbësorja është dërguar për trajtim mjekësor.