19:34 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aksidenti që solli mbrëmë tre viktima, kjo është gjendja e personit të katërt

Personi i katërt i përfshirë në aksidentin tragjik në magjistralen Kaçanik- Hani i Elezit po vazhdon  që të kërkojë trajtim mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për personin me inicialet S.B ( emër i njohur për redaksinë).

Burime brenda Qendrës Emergjente në QKUK kanë thënë se viktima është duke u trajtuar në klinikën intensive.

Sipas tyre, gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

“…Personi i katërt eshtë duke u trajtuar në Klinikën Intensive me terapi sinopotroume dhe ka gjendje mesatarisht të rëndë shëndetesore”, thonë këto burime.

Ndryshe, sipas raporteve të Policisë, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës “Opel Astra” me targa locale (F.B m/sh/k), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur në disa grumbuj dheu dhe duke u rrokullisur me automjetin.

Ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse dy pasagjerët tjerë kanë ndërruar jetë në QKUK.

Kujtojmë se personat që ndërruan jetë janë, Flamur Berisha, Artan Lika dhe Enis Ceka./Indeksonline/