22:40 / E Hënë, 10 Maj 2021 / AR

Aksidenti te Fakulteti Ekonomik, një person bëhet për spital

Indeksonline pak më parë raportoi për një aksident trafiku te Fakulteti Ekonomik.

Lidhur me këtë rast për Indeksonline është deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti u shpreh se në aksident ishin të përfshira dy automjete ku për pasojë një person ka marrë lëndime. I njëjti është dëguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 22:00,në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku jane perfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret njësiti i trafikut”.