18:31 / E Premte, 06 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksidentohen dy taksi në hyrje të Prishtinës

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në lokacionin e njohur si “te rrethi i Ismetit”.

Në fotografinë e dërguara nga një lexues në redaksinë e “Indeksonline”, shohim që dëmet nuk janë të mëdha e si rrjedhojë nuk ka të lënduar.

Ndryshe, policia ende nuk shihet të ketë dal në vendin e ngjarjes./Indeksonline/