19:37 / E Diele, 24 Janar 2021 / Blerim

Aksidentohen dy vetura në hyrje të Klinës

Rreth orës 19:00 një aksident ka ndodhur në qytetin e Klinës, gjegjësisht në hyrje të këtij qyteti.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa s’dihet nëse ka të lënduar veç dëmeve materiale që janë shkaktuar, transmeton IndeksOnline.

Ndryshe, numri i aksidenteve në trafikun rrugor, si pasojë e pakujdesisë gjatë vozitjes dhe mos-përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike, vazhdon të jetë shqetësues./Indeksonline