20:10 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksidentohen dy vetura në Penuhë të Podujevës, disa të lënduar

Rreth orës 19:00 në fshatin Penuhë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku.

Si pasojë e këtij aksidenti që ishin të përfshira dy vetura, disa persona kanë marrë lëndime trupore, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes është parë edhe ndihma e shpejtë. /Indeksonline/