17:46 / E Diele, 21 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksidentohen dy vetura në Sekiraq të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin “Sekiraq”.

Në këtë aksident, janë të përfshira dy vetura që janë ndeshur kokë më kokë, njofton Indeksonline.

Indeksonline ka kontaktuar  Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin, ku këta të fundit e kanë konfirmuar duke thënë se në aksident janë përfshire dy vetura dhe se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Një aksidenti trafiku ka ndodhur në fshatin Sekiraq të Podujevë ku janë përfshirë dy vetura, përveç dëmeve material nuk ka persona të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha

Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar kolona.

Ndërsa, vetëm dje në Kosovë, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 46 aksidente, prej tyre 16 kanë rezultuar me të lënduar./Indeksonline/