14:19 / E Enjte, 17 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet aktorja e njohur amerikane, Hunt

Aktorja amerikane, Helen Hunt, u dërgua në spital pas një aksidenti automobilistik, në Los Anxhelos.

Sipas mediave të huaja, fituesja e çmimit “Oskar” ishte në makinë në kohën e aksidentit, kur një automjet tjetër e goditi.

Në një video të postuar nga TMZ-ja, duket se aktorja mendon se automjeti i saj kishte përparësinë në rreshtin e kryqëzimit.

Aktorja është transportuar në spital dhe ishte ankuar për dhembje.

Ajo ishte me vetëdije dhe në gjendje të qëndrueshme në momentin kur e mori ambulanca.

Ende nuk dihet se cili është shoferi i makinës tjetër.