16:12 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksidentohet dhe lëndohet rëndë, por më pas takon fizioterapeutin dhe martohet me të

Giulia Lamarca, një 27 vjeçare nga Torino e Italisë ishte duke udhëtuar me motoçikletën e saj nëpër të njëjtën rrugë që kishte udhëtuar përgjatë pesë viteve të fundit kur automjeti rrëshqiti dhe e hodhi atë jashtë.

Aksidenti e la me një rruazë të dëmtuar, shpinë thuajse të shqyer dhe në përdorim të një karroce.

Giulia u nxitua për në spital ku iu tha se do të duhej të kishte dy pllaka metalike dhe tetë pajisje tjera në shpinë për të rregulluar pak trupin, transmeton Indeksonline.

Kirurgjia ishte e suksesshme, por ajo duhej të qëndronte në spital për një vit për t’iu nënshtruar dy seancave të fizioterapisë çdo ditë për pesë ditë në javë për t’u përshtatur me dëmtimin.

Gjatë rehabilitimit, Giulia takoi fizioterapistin e saj, Andresa Decarlini, me të cilin kaloi orë të pafundme me punën për rimëkëmbjen e saj.

Të dy përfunduan duke u dashuruar dhe përfundimisht u martuan, pesë vite pas aksidentit.

Giulia dhe Andrea tani udhëtojnë së bashku thuajse në gjithë botën dhe planifikojnë të kenë familje të vetë një ditë.

E pra s’thuhet kot, se ku do Universi mund të bashkojë njerëzit në situata të çuditshme./Indeksonline/