16:45 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Përfshihet në aksident trafiku reperi kosovar Majk, ka të lënduar

Një aksident trafiku  ka ndodhur pak më herët në lagjen  “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  vetura, shkruan Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, reperi kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’  është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vend të ngjarjes kanë arritur si policia ashtu edhe ekipi mjekësorë.

Nuk dihet ende se sa serioze janë lëndimet trupore.

Indeksonline do të tentojë të iu mbajë të informuar për këtë aksident…

/Indeksonline/