17:35 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2023 / AR

Aksidentohet moderatorja shqiptare

Moderatorja e njohur, Sonila Meço është përfshirë ditën e sotme (22 Nëntor) në një aksident.

“Gazeta Tema” ka siguruar disa foto nga vendi i ngjarjes ku shihet se makina e gazetares ka përfundur në trotuar.

Ndërsa brenda makinës shihet Meço duke pritur që policia të bëjë verifikimet e saj.

Aksidenti ka ndodhur në zonën “Kodra e Diellit” në Tiranë.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.