19:32 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet vetura e policisë në Fushë Kosovë  

Një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar para disa minutash në Fushë Kosovë.

Siç shihet në këto fotografi që lexues të Indeksonline i kanë dërguar, vetura e policisë është aksidentuar me një veturë me rimorkio.

Nuk dihet nëse ka të lënduar apo pasoja të tjera në trafik./Indeksonline/