16:37 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aksidentohet vetura me targa të huaja, humb jetën një person (Foto)

Një 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Fushë Kosovë.

Viktima i cili ishte duke ngasur biçikletën është përfshirë në një aksident me një makinë me targa të huaja sot rreth orës 15:00 në fshatin Bardh të Madh.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi nga vendi i aksidentit, ku shihet vetura që është futur në oborrin e një shtëpie banimi.

Vdekjen e biçiklistit e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Policia ka marr informatën se rreth orës 15:00 në fshatin Bardh i Madh ka ndodh një aksident trafiku mes një veture e një biçiklete. Për pasojë, ngasësi i biçikletës, një mashkull 40 vjeçar, ka ndërruar jetë përkundër përpjekjeve të mjekëve për t’i ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Borovci.

Sipas tij, edhe vozitësi edhe pasagjeri i veturës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke marr tretmanin e nevojshëm në QKUK.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

 

Më poshtë foto nga aksidenti tragjik. /Indeksonline/