13:56 / E Hënë, 18 Prill 2022 / B O

Aksidentohet ylli portugez, Bruno Fernandes

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes u përfshi në një aksident automobilistik të hënën në mëngjes.

Ylli portugez raportohet se ka shpëtuar pa lëndime në një përplasje të lehtë kur po bëhej gati të nisej për stërvitjen me skuadrën.

Aksidenti i tij vije vetëm një ditë para ndeshjes tejet të rëndësishme ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, Fernandes thuhet se do të bashkohet pasdite me skuadrën në stërvitje dhe do të jetë pjesë e skuadrës për derbin e nesërm./Indeksonline/