Monaco blen përfundimisht Ansu Fatin
Ansu Fati edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.
Ai do të vazhdojë të luaj për Monacon, me klubin e Ligue 1 që pagoi përfundimisht kartonin e tij.
Fati, ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me “Bardhekuqtë”, ku do të ketë mundësinë të jetë lider i kësaj skuadre.
Ai sezonin e kaluar bëri 30 paraqitje me Monacon, ku shënoi 12 gola./IndeksOnline/

