10:24 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Aksion i Inspeksionit në Mitrovicë, hiqen kioskat pa leje

Kioskat të cilët operojnë pa leje, buzë lumit Ibër në Mitrovicë, do të largohen nga inspektorët komunalë, shkruan Indeksonline.

“Me këtë rast Drejtoria e Inspeksionit, u është përgjigjur kësaj kërkese, pasi që pronarët e kioskave nuk i kishin kryer obligimet ligjore ndaj Komunës së Mitrovicës dhe kanë shfrytëzuar kioskat edhe pas skadimit të afatit të paraparë të kontratës”, thuhet në komunikatë.

Deri tani janë largur dy kioska, ku komuna tenton lirimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve për qarkullim të lirë të qytetarëve.

“Drejtoria e Inspeksionit bën të ditur se aksione të këtilla do të vazhdojnë deri në eliminimin e tërësishëm të kësaj dukurie, në mënyrë që të lirohen hapësirat e uzurpuar komunale”./Indeksonline/