15:18 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Aksion i policisë amerikane, i futet në banesë çiftit për të marrë fëmijën që s’ishte vaksinuar!

Se në Amerikë funksionin ligji dhe shteti, ky aksion i policisë tregon më së miri. Një çift nga Arizona e kishte dërguar fëmijën në spital pasi që kishte ethe dhe nuk ishte vaksinuar.

Mjekët i caktuan prindërve datën e vaksinimit dhe sjelljen e domosdoshme të fëmijës. Këtë gjë nuk e kanë bërë prindërit e fëmijës 2 vjeçar.

Mjeku i spitalit të fëmijëve “Cardon” kontaktoi Departamentin e Policisë për ndihmë. Zyrtarët e policisë kontaktuan në telefon për të sjellur fëmijën në spital. Por, babai nuk u bind për këtë.

Policia vendosi që të organizoi aksion për ta marrë fëmijën nga banesa ku jetonte që ta dërgonte në spital. Aksioni i mirëorganizuar ndodhi në orët e mbrëmjes pasi policia u sigurua se prindërit ndodheshin në shtëpi, shkruan Indeksonline.

Në mënyrë profesionale, policia arriti të futej në banesën e çiftit ku e mori fëmijën që thuhej se ishte në gjendje shqetësuese fizike. Policia nuk i ka arrestuar fare prindërit ngase i tillë ishte urdhëri i gjykatës.

Pasi fëmija u dërgua në spital dhe u vaksinua, gjykata mori vendim që kujdestarinë e fëmijës të ia besojë gjyshërve të fëmijës.

Prindërit shpresojnë të marrin kujdestarinë pas një seance gjyqësore që mbahet muajin e ardhshëm./Indeksonline/