11:49 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / OSH

Aksion i policisë dhe Inspeksionit në Prishtinë, kontrolle nëpër autobusë për distancë e maska

Policia e Kosovës dhe Inpeksioni edhe sot janë mobilizuar që të kryenin kontrolle në Komunën e Prishtinës për respektimin e masave antivCovid.

Një lexues i IndeksOnline, ka dërguar disa fotografi nga aksioni i sotëm te “Rrethi i Flamurit”, në Prishtinë.

Të dyja palët po kontrollonin autobusët se sa po respektonin udhëzimet nga Qeveria ndaj parandalimit të përhapjes së koronavirusit në vend.

Sipas informacioneve, pjesëtarët e policisë dhe të Inspeksionit kanë gjobitur disa qytetarë të cilët gjendeshin në një autobus pa maska.

Po ashtu, ata kanë zbritur udhëtarët nga mjeti transportues pasi nuk kishte hapësirë të mjatueshme për mbajtjen e distancës.

Kujtojmë se, sipas udhëzimeve të reja nga MSH-ja qytetarët duhet të mbajnë distancën 2 metra me njëri-tjetrin dhe autobusët të përgjysmojnë numrin e udhëtarëve, ndërsa maska mbetet obligative./IndeksOnline/