10:24 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / OSH

Aksion i Policisë, goditet bixhozi në Skënderaj

Nën dyshimin e bazuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e pasdites së djeshme, njësitet e stacionit policor Skenderaj, të mbështetura nga Njësia e Krimeve të Kibernetikës dhe inspektorët komunalë kanë realizuar kontroll në tri lokale në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj.

  Gjatë kontrollit, në lokalet ku dyshohet për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:

  • 1 llaptop
  • 7 shtëpiza kompjuteri,
  • 2 lexues të tiketave
  • 1 aparat i lojërave
  • gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë

     Lidhur me rastet në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar tre persona, ndërsa hetuesit policorë janë duke kryer procedurat e nevojshme. Rasti shkon në procedurë të rregullt.