21:01 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aksion inspektimi në Kamenicë, mbyllen shtatë seperacione dhe një deponi e zhavorit

Përmes një shkrimi publikuar në llogarinë e tij Facebook, kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, ka njoftuar opinionin rreth inspektimit të seperacineve dhe deponive të zhavorrit.

Kastrati shkruan se pas disa parregullsive janë mbyllur shtatë sosh, sakaq dy prej tyre u është dhënë afat për 30 ditë që të pajisen me leje ujore, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë, në bashkëpunim me Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe Inspektorati komunal i Komunës së Kamenicës dje kanë zhvilluar një aksion inspektimi.

Janë inspektuar të gjitha seperacionet dhe deponitë e zhavorit. Pasiqë janë hasur shumë parregullësi, janë mbyllur shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit. Kurse dy separacioneve të tjera u është dhënë afat prej 30 ditësh që të pajisen me leje ujore.