14:45 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aksion në të gjithë Shqipërinë kundër të fortëve, lëshohen 20 urdhërndalime

Një megaoperacion kundër grupeve kriminale po zhvillohet sot nga Policia e Shtetit.

Operacioni përfshin edhe personat që u arrestuan në Gjirokastër dhe Lazarat. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në terren të shoqëruar edhe nga reparti RENEA.

Ndërkohë që nga operacioni kanabis është zbuluar sot edhe në Lazarat, ku janë ndaluar dy gra.

Të gjithë personat e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafik ndërkombëtar droge dhe grup të strukturuar kriminal

Gjithashtu janë lëshuar nga prokuroria 20 urdhërndalime.