20:32 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Aksion për rindërtimin e xhamisë së Mulla Idrizit

Në Dunav të Gjilanit ndodhet xhamia dhe mejtepi i ndërtuar nga Mulla Idriz Gjilani.

Objektet qysh nga vitet e 90-ta mbetën pa përkujdesje dhe u shkatërruan ndërsa tash Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan ka marrë iniciativën për të restauruar këto ndërtesa fetare.

Ato janë nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, teksa për renovimin që do të nis javën tjetër po kërkohet të kontribuojnë besimtarët e afaristët si dhe diaspora gjilanase.

Nga KBI-ja në Gjilan po synohet që Bajrami i ardhshëm të falët në këtë xhami të rinovuar.

Kushdo të kontribuojë:

Këshilli i Bashkësisë Islame, Gjilan.
Banka Kombëtare Tregtare
1960508426031337
SËIFT CODE: NCBAXXKPR
/klankosova