Aksionari vlerëson me nota pozitive performancën e Menaxhmentit të KRU ‘Hidrodrini’-Pejë

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, ka shpalosur ecurinë e nga mbledhja e përgjithshme vjetore e Aksionarit (Qeverisë së Republikës së Kosovës) me Bordin dhe Menaxhmentin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë.
Në këtë takim, aaksionari ka vlerësuar me nota pozitive performancën e Menaxhmentit.
‘Është vlerësuar me nota pozitive nga ana e Aksionarit, respektivisht NjPMNP-së dhe Bordit Drejtues edhe puna, angazhimi dhe performanca e Menaxhmentit Drejtues të kompanisë, të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Menaxhmenti Rajonal
U mbajtë Mbledhja e përgjithshme vjetore e Aksionarit me Bordin dhe Menaxhmentin e KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë / Aksionari vlerëson me nota pozitive performancën e Menaxhmentit
Në takimin vjetor të Aksionarit, përfaqësuar nga Udhëheqësi i Njësisë për Politikë Monitoruese për Ndërmarrjet Publike, z.Valon Prebreza, me Bordin dhe Menaxhmentin e KRU ‘Hidrodrini’ Sh.A. – Pejë, është miratuar Raporti i Auditorit të jashtëm, për pasqyrat financiare të audituara për vitin 2023.
Me miratim ka kaluar edhe Raporti vjetor për vitin 2023.
Është vlerësuar me nota pozitive nga ana e Aksionarit, respektivisht NjPMNP-së dhe Bordit Drejtues edhe puna, angazhimi dhe performanca e Menaxhmentit Drejtues të kompanisë, të prirë nga Kryeshefi Ekzekutiv ing. Dri Cena.
Është konstatuar se Raportet mujore, tre mujore dhe vjetore, gjatë vlerësimit të përformancës së KRU ‘Hidrodrini’, mbi raportimin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Njësinë për Politikë dhe Monitorim të NP dhe institucionet tjera kompetente, ka qenë me kohë dhe në nivel.
Suksesi i angazhimeve dhe rezultatet e Kryeshefit Ekzekutiv, Zyrtarit të Lartë Financiar, Sekretares së Ndërmarrjes dhe Auditores së Brendshme për vitin 2023, janë vlerësuar të kënaqshme.’-thuhet në komunukatën nga Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë.