Aksioni i Njësisë Speciale në veri, deklarohet KFOR-i
Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë se KFOR-i nuk ka informacione më shumë lidhur me vendndodhjen e të katër të arrestuarve në veri të Mitrovicës nga Njësia Speciale e Kosovës.
“Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në lidhje me vrasjen Oliver Ivanovic. Ne u informuam se katër persona janë arrestuar dhe unë nuk jam i sigurt saktësisht se ku ata janë tani, por unë jam i sigurt se ata janë në polici dhe do të sigurohet drejtësia”, tha Grasso, transmeton Indeksonline.
I pyetur në lidhje me ditën e djeshme, ai ka thënë se dinë diçka mirëpo nuk mund të jepni më shumë detaje.
“Ne e dimë se kjo ka qënë një operacion policor. Por, dje nuk ka pasur veprime të planifikuara, nuk pati as urdhëra. Ne dje denim dicka, por unë nuk mund të ju them për detajet”, ka shtuar Grasso./Indeksonline/