11:03 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / B O

Aksioni ndaj ish-zyrtarëve të NPB-së, gjenden dëshmi të reja për rastin e Lakrishtes, nuk shpëton as ish-bordi

Krimet Ekonomike kanë nisur një aksion të hershëm në orët e para të ditës së sotme.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është bastisur shtëpia e ish-kryeshefit të NPB-së, Hajdar Hoxha dhe ish-aksionarëve të ndërmarrjes, Dren Kukaj, Vesel Makolli dhe Genc Sherifi.

Gjithnjë sipas këtyre burime, besohet se janë gjetur dëshmi të reja për rastin e Lakrishtes pas kontrolleve që janë bërë në shtëpitë e të dyshuarve.

Indeksonline merr vesh se janë bastisur edhe shtëpië e ish-anëtarëve të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore të cilët kanë miratuar vendimin për projektin kontestues të Lakrishtes./Indeksonline/