23:41 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / Blerim

Akti heroik i kësaj mace/ Shpëtoi familjen e saj nga rrjedhja e rrezikshme e gazit

Legjenda thotë se kurioziteti vret macen, por kurioziteti i një mace mund të ketë shpëtuar jetën e një familje.

Sandi Martin dhe burri i saj Mike ushqejnë macet përmes një ekipi birësimi
Çifti ushqen macen Lilly, e cila është 3 vjeçare, ndërsa në dhjetor ata morën vendimin për ta birësuar zyrtarisht, shkruan GoodmorningAmerica, transmeton Indeksonline.

“Ajo ishte thjesht kaq e ëmbël. Ajo ishte e dashur. Burri im në një mbrëmje më tha, “A do të doje ta mbash Lilly për një dhuratë për Krishtlindje?”, ka thënë ajo.

Ajo tha se maca e saj Lilly ka treguar një akti heroik vetëm disa muaj më vonë, ku ajo ka shpëtuar familjen e saj nga një rrjedhje e rrezikshme gazi në shtëpinë e tyre.

Sandi Martin, tregon se ishte në tokë duke luajtur me Lilly, kur macja tërhiqej nga një valvul bronzi pranë oxhakut të tyre, e ajo e kishte nuhatur në të kaluarën këtë erë, por ne menduam se ishte thjesht një tërheqje për materialin me shkëlqim, por kur ajo vazhdonte të nuhaste, u bë dyshues.

Sandi Martin tha se ajo pastaj shkoi për të nuhatur zonën dhe nuhati gaz.

“Ishte shumë e zbehtë,” tha ajo. “Nuk ishte si kjo erë mbizotëruese e vezës së kalbur. Nuk isha i sigurt, prandaj i kërkova burrit tim të merrte një nuhatje dhe ai gjithashtu e nuhasi atë”, tregon rrëfimin Sandi Martin.

Mike Martin telefonoi me shpejtësi kompaninë e “Gazit Natyror Northwest” dhe një teknik u paraqit në shtëpinë e tyre për disa minuta.

Tekniku shpejt gjeti një rrjedhje gazi në valvulë dhe u tha Martins se kjo ishte një rrjedhje e rrezikshme gazi.